Roinvest

Privatësia

Si i mbledhim, përdorim dhe mbrojmë të dhënat e tua. Përditësuar më 3 gusht 2026.

1. Çfarë të dhënash mbledhim

Kur na kontakton ose liston një pronë, na jep emrin, numrin e telefonit dhe adresën e emailit — bashkë me të dhënat e pronës që dëshiron të listosh.

Nëse kyçesh me llogarinë Google, marrim emrin, emailin dhe fotografinë e profilit nga Google. Nuk marrim fjalëkalimin tënd.

Kur shkruan me RoiChat, mesazhet e bisedës përpunohen për të gjeneruar përgjigjet. Historiku i bisedës ruhet në shfletuesin tënd dhe fshihet kur e mbyll dritaren.

Ruajmë edhe një kopje të shkurtuar të bisedës në serverët tanë për 30 ditë, që të kontrollojmë cilësinë e përgjigjeve. Ajo lidhet me një identifikues të rastësishëm — jo me emrin, emailin apo numrin tënd — dhe fshihet automatikisht pas afatit.

2. Si i përdorim

Të dhënat e kontaktit i përdorim vetëm për t'u përgjigjur — për pyetjet e tua, për procesin e listimit dhe për marrëveshjet që i konfirmon vetë me email.

Email për prona të reja të dërgojmë vetëm nëse e zgjedh vetë atë opsion pas kyçjes. Çregjistrohesh me një klik në çdo email, ose nga faqja e të preferuarave.

Nuk i shesim të dhënat e tua dhe nuk i përdorim për reklama të palëve të treta.

3. Palët e treta

Përgjigjet e RoiChat gjenerohen përmes infrastrukturës së partnerëve teknologjikë të inteligjencës artificiale, të cilëve u dërgohet vetëm përmbajtja e bisedës — jo llogaria apo kontakti yt.

Kyçja me Google dhe kontakti përmes WhatsApp rregullohen nga politikat e privatësisë së atyre shërbimeve.

Faqja mbahet online nga Vercel, të dhënat e pronave ruhen te Supabase dhe emailet dërgohen përmes Resend. Këta ofrues i përpunojnë të dhënat vetëm për ta mbajtur shërbimin në punë.

4. Ruajtja e preferencave

Pronat e preferuara dhe preferencat e faqes ruhen në pajisjen tënde. Mund t'i fshish në çdo kohë nga cilësimet e shfletuesit.

Nëse je i kyçur, të preferuarat lidhen edhe me llogarinë tënde, që t'i gjesh në çdo pajisje. Për fshirjen e tyre na shkruaj në emailin më poshtë.

5. Cookies

Përdorim vetëm cookies funksionale: një për kyçjen me llogari (që të mos duhet të kyçesh në çdo faqe) dhe një identifikues anonim që kufizon përdorimin ditor të RoiChat pa llogari.

Nuk përdorim cookies gjurmimi, analitike apo reklamash — prandaj nuk të shfaqim banner "prano cookies".

Për të parë sa vizita ka faqja përdorim një matës pa cookies, që numëron vetëm faqet e hapura. Ai nuk të identifikon dhe nuk të ndjek nëpër faqe të tjera.

6. Të drejtat e tua

Mund të kërkosh qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave të tua në çdo kohë — na shkruaj në emailin më poshtë dhe përgjigjemi brenda pak ditësh.

Përpunimi i të dhënave bëhet në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës për mbrojtjen e të dhënave personale.

7. Kontakti

Roinvest · Lagjja Fidanishtja, Gjilan, Kosovë · info@roinvest.ai

Agjenci patundshmërish në Gjilan.
Banesa, shtëpi, lokale dhe troje — të verifikuara para publikimit.

Eksploro

  • Blej pronë
  • Qira
  • Banesa me financim
  • Pronat e preferuara

Kompania

  • Rreth nesh
  • Listo pronën

© 2026 Roinvest. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

PrivatësiaKushtet